Kronikë
Tragjedi në Gjilan: I riu 29-vjeçar humb jetën nga armët e zjarrit, autori shpallet në kërkim
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku autoritetet policore kanë konfirmuar se një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.
Sipas të dhënave të para zyrtare, viktima është një i ri i gjinisë mashkullore, i vitlindjes 1997. Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku vetëm ka mundur të konstatojë vdekjen e tij.
Ndërkohë, Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të një të dyshuari, shtetas kosovar, i cili sipas autoriteteve është person i njohur për to. Pas kryerjes së krimit të dyshuar, ai është larguar në drejtim të panjohur dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: