Sport
Derbi dramatik i Superligës në hendboll: Besa triumfon ndaj Kastriotit, reagon ashpër krerët e ferizajasve
Reklamë e Sponsorizuar
Besa Famgas e Pejës ka dalë fituese nga superpërballja e javës së tretë në Superligën e Kosovës në hendboll, pasi mposhti me rezultat të ngushtë 29:28 skuadrën e Kastriotit nga Ferizaj.
Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje dramatike, presidenti i klubit ferizajas, Fisnik Jashari, ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen e treguar nga klubi vendas, por nuk on ngurruar të drejtojë kritika të ashpra në drejtim të ndarjes së drejtësisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Jashari fillimisht ka entuziazmuar bashkëpunëtorët dhe lojtarët e tij: “Kokën lart djema, kjo është vetëm një betejë e humbur në luftën e gjatë që do e kemi këtë vit. Një ndeshje e luftuar dhe shumë burrnore deri në sekondat e fundit nga të dyja skuadrat, e që skuadrën nikoqire Besën e falënderoj për mikpritje dhe lojë fer”.
Megjithatë, kreu i klubit Kastrioti ka shfaqur pakënaqësi të theksuara ndaj referimit të këtij takimi, duke përmendur edhe arsyet e shqetësimit të tij.
“E vetmja gjë që i la shije të keqe këtij derbi ishin gjyqtarët e deleguar nga komesari i garave, nuk e kuptoj si i besohet kjo ndeshje personave në fjalë që kanë më shumë se 1 vit që pauzojnë…”, ka shtuar ai.
Më tej, Jashari i është drejtuar drejtuesve të federatës me një apel direkt për gjendjen e referimit në vend.
“President i nderuar Edi Kolgeci, sekretar i nderuar Muhamet Arifi, me këtë nivel te referimit nuk ngritet niveli i hendbollit, kjo po na qon vetëm te poshtë, edhe po bëhet pengesë edhe po e varfëron edhe më shumë hendbollin kosovarë”, ka theksuar ai.
Në fund të reagimit të tij, kreu i Kastriotit ka kërkuar masa konkrete dhe llogaridhënie nga organet kompetente.
“Me sa e di dhe kam lexuar në buletinet e federatës pagesat për refer janë rritur, ama një gjë duhet me pas parasysh duke i amnistu të këqijat i bëjmë vetëm dëm komunitetit të hendbollit, analizoni, shikoni dhe veproni, kërkoni përgjegjësi!”, ka përfunduar Jashari.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: