Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Dramë në palestrën “Mizahir Isma”: Prishtina i reziston Rahovecit për triumfin e dytë sezonal

Redaksia Lajmetereja • 11-10-2026 19:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dramë në palestrën “Mizahir Isma”: Prishtina i reziston Rahovecit për triumfin e dytë sezonal
Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e dytë në elitën e basketbollit vendor, pasi ka mposhtur si mysafir Rahovecin 029 me rezultat të ngushtë, 94-97. Ndeshja solli emocione dhe tensione deri në sekondat e fundit, ku vendasit u hodhën në sulm për të përmbysur rezultatin dhe ishin shumë pranë suksesit, mirëpotëbardhetrit nga kryeqyteti menaxhuan avantazhin deri në rënien e sirenës së fundit. Kontributin kryesor për fitoren e prishtasve e dha Bryson Daëkins, i cili zhvilloi një paraqitje fantastike me 27 pikë e 13 kërcime. Ai u mbështet fuqishëm edhe nga Ajiri Johnson, autor i 24 pikëve dhe 10 kërcimeve, ndërsa Vincent Golon kontribuoi me 16 pikë të tjera. Në krahun tjetër, te Rahoveci u dallua Mika Adams me një ndeshje brilante prej 30 pikësh, 9 kërcimesh e 7 asistimesh, i ndihmuar gjithashtu nga Rozier, i cili realizoi 24 pikë. Pas katër xhirove të zhvilluara në këtë edicion, Prishtina regjistron bilanc prej dy fitoresh dhe dy humbjesh, ndërkohë që skuadra e Rahovecit mbetet ende në kërkim të triumfit të parë sezonal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar