Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tahiri: Kuvendi duhet të ketë qëndrim për vendimin e Hagës, kërkon seancë dhe komision ad-hoc

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 23:39
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tahiri: Kuvendi duhet të ketë qëndrim për vendimin e Hagës, kërkon seancë dhe komision ad-hoc
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të trajtojë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Ai tha se nesër do të kërkojë që kjo çështje të diskutohet në Kryesinë e Kuvendit. “Do të kërkoj që ta diskutojmë këtë temë në Kryesinë e Kuvendit. Në këtë temë Aleanca nuk synon të marrë lidership”, tha Tahiri. Ai vlerësoi se mungesa e një reagimi institucional është shqetësuese dhe se parlamenti duhet të ketë një qëndrim të qartë lidhur me vendimin e Hagës. “Nesër Kuvendi duhet të caktojë seancën e radhës. Në atë seancë, normalisht, pika e parë duhet të jetë kjo që ka ndodhur në Hagë dhe të kemi një qëndrim”, u shpreh ai. Tahiri tha se Aleanca konsideron se Kuvendi do të duhej të themelonte edhe një komision ad-hoc, i cili do ta trajtonte këtë çështje. “Ne mendojmë si Aleancë që Kuvendi do të duhej të themelonte një komision ad-hoc që e trajton vetëm këtë temë”, deklaroi Tahiri në Klan Kosova.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar