Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Kriza e sigurisë në Luginë: Rënie drastike e numrit të policëve shqiptarë, mungojnë rekrutimet e reja

Redaksia Lajmetereja • 11-10-2026 19:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kriza e sigurisë në Luginë: Rënie drastike e numrit të policëve shqiptarë, mungojnë rekrutimet e reja
Dy dekada pas përfundimit të konfliktit në Luginën e Preshevës, çështja e përfaqësimit të pjesëtarëve shqiptarë brenda strukturave të Policisë së Serbisë mbetet ende e pazgjidhur dhe problematike. Në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, numri i efektivëve shqiptarë ka shënuar rënie të vazhdueshme ndër vite, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e atyre që shërbejnë aktualisht ndodhen në prag të pensionimit. “Nga viti 2016 e deri sot nuk ka asnjë. E tash, në këto 25 vjet sa kanë punuar ata njerëz, një pjesë e tyre është larguar, ka shkuar në perëndim, një pjesë janë larguar nga puna dhe një pjesë e cila është punësuar atëherë në një moshë pak më të shtyrë, tashmë kanë arritur para pensionimit. Pra numri i shqiptarëve po bie në mënyrë drastike dhe në 4-5 vitet e ardhshme do të vijmë në situatë çfarë e kemi pasur para luftës këuto te ne”, ka deklaruar Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë. Banorët dhe krerët lokalë në Luginën e Preshevës theksojnë se problemi kryesor nuk lidhet vetëm me largimin natyral të gjeneratës së parë të policëve, por me bllokimin e procesit të pranimeve të reja. “Shqiptarët në mënyrë masovike pas marrëveshjes së Konçulit janë integruar në policinë multietnike. Prej asaj kohe, domethënë prej kush e di sa viteve, nuk kemi shqiptarë në nivel të përfaqësimit të popullsisë që jetojnë në këtë rajon. Imagjinojeni, polici i fundit që është nxjerrë nga akademia është në vitin 2016”, u shpreh Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik. Megjithatë, kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, bën të ditur se ka marrë premtime nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë për përfshirjen e shqiptarëve në ciklet e ardhshme të rekrutimit. “Ne rrezikojmë që për 7-8 vite të gjithë ata policë të shkojnë në pension dhe të mbesim pa policë shqiptarë. Deri tash nuk kanë pranuar. Kemi parë një angazhim të shtuar të OSBE-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme ku kanë qenë edhe në një takim këtu te unë e pastaj kanë mbajtur edhe një tubim me të rinj të interesuar për t’u bërë policë. Unë e shoh këtë herë një seriozitet më të madh dhe e shoh që ka pasur interesim edhe të rinjët të cilët më tepër kanë aplikuar këtë herë, për shkak se e kanë pasur të humbur edhe shpresën sepse kur aplikon 10 herë e nuk pranohesh për arsyetime janë krejtësisht banale, shpresa humb”, theksoi Arbër Pajaziti, kryetar i Bujanocit. Modeli i policisë multietnike në jug të Serbisë u themelua si pjesë e nismave për paqe dhe stabilizim pas përfundimit të luftës në vitin 2001, duke parashikuar përfshirjen e komuniteteve lokale në mekanizmat shtetërorë të sigurisë bazuar në marrëveshjet e arritura.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar