Aktuale
Mbretëria e Bashkuar shtrëngon ligjin: Marrin fund dredhitë e emigrantëve për të shmangur dëbimin
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet britanike kanë ndërmarrë hapa vendimtarë për t'i dhënë fund keqpërdorimit të ligjit, duke penguar kriminelët e huaj dhe shtetasit e tjerë që të përdorin pretendimet e rreme familjare si mburojë për të shmangur dëbimin nga vendi.
Në qendër të kësaj lëvizjeje është Neni 8 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili mbron të drejtën e individit për jetë private dhe familjare. Deri më tani, ky nen është shfrytëzuar gjerësisht – përfshirë edhe nga shtetas shqiptarë të dënuar për vepra penale – për të bllokuar vendimet e dëbimit nga shteti ishull.
Një strategji e ngjashme është përdorur masivisht edhe nga personat të cilëve Ministria e Brendshme britanike (Home Office) u ka rrëzuar kërkesat për azil, duke gjetur shtigje ligjore për të fituar kohë.
Amendamentet e reja të integruara në Projektligjin për Imigrimin dhe Azilin synojnë të asgjësojnë këto boshllëqe juridike dhe t'i japin goditjen përfundimtare manovrave të minutës së fundit nga ana e azilkërkuesve.
Sipas njoftimit zyrtar nga Home Office, ndryshimet e reja parashikojnë që trupat gjykuese të vlerësojnë me rigorozitet frekuencën dhe kohëzgjatjen e kontaktit të prindërve me fëmijët e tyre, për të përcaktuar nëse pretendimi për jetë familjare është real dhe justifikon mbrojtjen sipas Nenit 8.
Edhe pse legjislacioni ekzistues e përkufizonte tashmë 'jetën familjare' kryesisht brenda bërthamës së bashkëjetesës familjare, këto amendamente të reja sigurojnë se ky nen do të zbatohet vetëm për prindërit që dëshmojnë një rol aktiv dhe domethënës në rritjen e fëmijës, duke bllokuar përfundimisht përpjekjet për të manipuluar sistemin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: