Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Shpërthimi me tritol në Gjirokastër: Zbardhen detaje të reja dhe pistat e hetimit për atentatin ku ndërroi jetë Beqir Devolli

Redaksia Lajmetereja • 11-10-2026 18:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërthimi me tritol në Gjirokastër: Zbardhen detaje të reja dhe pistat e hetimit për atentatin ku ndërroi jetë Beqir Devolli
Grupi hetues ka hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e 10 tetorit 2026, rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër, pranë Gjykatës dhe Drejtorisë Vendore të Policisë. Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm me lëndë plasëse në një automjet në lëvizje tip “Mercedes-Benz”, humbi jetën drejtuesi i mjetit, Beqir Devolli, ndërsa mbeti i plagosur pasagjeri Erigers Mela, 26 vjeç. Sipas të dhënave të siguruara nga hetimet, i riu Mela është djali i një ish-prokurori të Gjirokastrës, ndërsa nëna e tij, Mimoza Mela, ushtron detyrën e sekretares pranë Prokurorisë. Ky detaj ka bërë që autoritetet të orientojnë hetimet drejt pistës së një hakmarrjeje të mundshme për shkak të dosjeve të kaluara të trajtuara nga ish-magistrati. Nga ana tjetër, grupi i punës po shqyrton me kujdes edhe pistën e konflikteve të mundshme personale. Dyshohet se në pjesën e poshtme të makinës ishte montuar një sasi prej rreth 300 gramë tritol, e cila u aktivizua gjatë lëvizjes së automjetit. Përveç pistave të motiveve, hetuesit po punojnë intesivisht për të zbuluar se cili ka qenë objektivi i vërtetë i këtij atentati, Beqir Devolli apo Erigers Mela. Dëshmia e 26-vjeçarit pritet të jetë kyç për të hedhur dritë mbi dinamikën dhe autorët e kësaj ngjarjeje kriminale. Pas shpërthimit shkatërrues, automjeti ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen, ndërsa dëmtimet më të rënda janë regjistruar në pjesën e sipërme dhe në dyert e mjetit. Të plagosurit u transportuan fillimisht në spitalin e qytetit të Gjirokastrës. Për shkak të gjendjes kritike për jetën, Beqir Devolli u nis me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës. Ndërkohë, 26-vjeçari Erigers Mela fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar