Aktuale
Forma e jashtëzakonshme e Cristiano Ronaldos në moshën 41-vjeçare: Zbulohet mëngjesi dhe sekreti i rikuperimit
Reklamë e Sponsorizuar
Cristiano Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën me formën e tij mbresëlënëse fizike në moshën 41-vjeçare, duke dëshmuar përmes rutinës së tij ditore se si përkujdeset me përpikëri për trupin dhe shëndetin.
Ish-sulmuesi i klubeve të njohura si Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, i cili aktualisht luan në Arabinë Saudite për skuadrën Al-Nassr, mbetet ende aktiv në elitën e futbollit profesionist falë disiplinës së rreptë në stërvitje, dietë dhe pushim.
Së fundmi është bërë e ditur se çfarë përmban saktësisht vakti i parë i ditës për pesë herë fituesin e Topit të Artë.
“Për mëngjes ha vezë dhe avokado për të marrë proteina dhe për të forcuar muskujt, si dhe pi një kafe”, ka treguar Ronaldo.
Ky menu i përditshëm i siguron atij lëndë ushqyese thelbësore, vitamina dhe proteina cilësore nga vezët, ndërsa avokado i ofron trupit yndyra të shëndetshme, kalium dhe fibra. Nga ana tjetër, kafeja shërben për të rritur përqendrimin dhe vigjilencën.
Megjithatë, ylli portugez e konsumon këtë vakt vetëm pasi ka përfunduar një seancë stërvitore esëll. Por, sipas tij, çelësi kryesor për të ruajtur një fizik kaq të përsosur mbetet gjumi i rregullat.
“Nuk më pëlqen kur udhëtoj ose kur kemi ndeshje gjatë natës, sepse trupi im dridhet dhe cilësia e gjumit nuk është e njëjtë, por bëj ndryshime që të mos ndikoj në kohën time të gjumit”, ka deklaruar ai.
Ronaldo përpiqet të sigurojë rreth shtatë orë gjumë çdo natë. Në rastet kur detyrohet të flejë vonë, ai përshtat orarin duke u zgjuar një orë më vonë, me qëllim që t'i lejojë organizmit kohën e mjaftueshme për rimëkëmbje.
Përveç regjimit ushqimor dhe orarit të kujdesshëm të pushimit, sulmuesi i njohur ndjek një program intensiv stërvitjeje, i cili bashkon ushtrimet e forcës me ato kardiovaskulare. Ai gjithashtu shmang çdo lloj teprimi, duke shfaqur një disiplinë të hekurt në jetën e përditshme.
Ky angazhim i palodhur ka sjellë rezultate mahnitëse, pasi vetë Ronaldo ka pohuar se mosha e tij biologjike llogaritet në vetëm 28.9 vjeç, një shifër kjo e cila është dukshëm më e ulët se mosha e tij kronologjike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: