Sport
Sakrifica prekëse e Arbër Prekazit, Ismet Munishi: Pavarësisht dhimbjes, ai zgjodhi të luajë për skuadrën
Reklamë e Sponsorizuar
KF Liria ka regjistruar një barazim pa gola, 0-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e nëntë të Ligës së Parë kundër Dinamos së Ferizajt, në atë që konsiderohej si derbi i javës.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Ismet Munishi ka ndarë përshtypjet e jo për paraqitjen, duke shprehur mirënjohjen e tij për përkushtimin e grupit, megjithëse fati nuk ishte në anën e tyre. "Jam i kënaqur me angazhimin dhe sakrificën e lojtarëve, por sot na mungoi fati sportiv", u shpreh ai.
Duke analizuar rrjedhën e lojës, strategu i skuadrës nga Prizreni shtoi se kundërshtari pati pretendimet e veta dhe meritojë lëvdata për luftën në fushë, ndërsa theksoi se ekipi i tij krijoi mundësi të shumta shënimi që fatkeqësisht mbetën të pashfrytëzuara.
Në fjalën e tij, Munishi veçoi me emocione vendimin e futbollistit Arbër Prekazi, i cili vetëm pak ditë më parë humbi babain, por zgjodhi të jetë në fushë përkrah bashkëlojtarëve.
"Arbër Prekazit i ka vdekur babai, por ai ka pranuar të luajë sot. Nëse sakrifikojmë kështu, me shpirt e zemër, do të dalim fitimtarë", përfundoi deklaratën e tij Ismet Munishi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: