Aktuale
Michael Olise drejt dyfishimit të pagës, rrezikon fronin e Harry Kane te Bayern Munich
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Bayern Munich po lëviz me shpejtësi nën hijen e frikës se Michael Olise mund të përfundojë në radhët e Real Madridit. Pavarësisht se deri në këtë moment nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare në zyrat e gjigantit bavarez, drejtuesit duan të sigurojnë të ardhmen e anësorit francez përmes një marrëveshjeje të re.
Aktualisht, Olise është i lidhur me klubin përmes një kontrate që skadon në vitin 2029, nga e cila përffiton 14 milionë euro në sezon.
Sipas raportimeve nga mediet gjermane, strategjia e krerëve të Bayern-it konsiston në zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2032. Për më tepër, planifikohet që paga e tij të dyfishohet, duke u ngjitur në shifrat e 28 deri në 30 milionë euro në vit.
Në këtë skenar të ri, futbollisti francez është në rrugën e sigurt për t'u shndërruar në futbollistin më të paguar brenda skuadrës së Bayern Munich.
Ky epitet mbahet aktualisht nga Harry Kane, i cili arkëton 25 milionë euro në vit. Sulmuesi anglez është gjithashtu në fazë bisedimesh për të vijuar bashkëpunimin, ndërkohë që kontrata e tij aktuale përfundon në qershor të këtij viti.
Pavarësisht bisedimeve për një marrëveshje të re që pritet ta mbajë në klub për një ose dy sezone shtesë, Kane nuk parashikohet të përfitojë ndonjë rritje financiare, duke qenë se synimi i tij është të firmosë duke ruajtur të njëjtën pagë që ka aktualisht.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: