Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedia në rafinerinë e Greqisë: Ndërron jetë edhe punëtori i dytë shqiptar, pranga drejtuesve të kompanisë

Redaksia Lajmetereja • 11-10-2026 13:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në rafinerinë e Greqisë: Ndërron jetë edhe punëtori i dytë shqiptar, pranga drejtuesve të kompanisë
Bilanci i viktimave nga shpërthimi i fuqisë në uzinën e “Motor Oil” në zonën e Agioi Theodoroi në Greqi është rënduar ndjeshëm, pasi ditën e diel, pak para orës 13:00, ka ndërruar jetë në spital edhe i plagosuri i dytë, 50-vjeçari Dorian Hysa. Shtetasi shqiptar ishte shtruar në gjendje kritike dhe i intubuar në Spitalin e Përgjithshëm “Thriasio” në Elefsinë, si pasojë e dëmtimeve të rënda në kokë. Pavarësisht ndërhyrjes intensive të stafit mjekësor për t'i shpëtuar jetën, ai nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve, duke e çuar në dy numrin e viktimave nga ky aksident i rëndë në punë. Kujtojmë se pak ditë më parë, konkretisht më 9 tetor, humbi jetën në të njëjtin spital edhe 43-vjeçari tjetër me origjinë shqiptare, Robert Cakaj, i cili kishte pësuar djegie dhe plagë të shumta, ndërkohë që ndodhej i shtruar në Njësinë e Djegieve. Ndërkohë, autoritetet policore greke kanë nisur një hetim të thelluar për të verifikuar mangësitë e mundshme në protokollet e sigurisë gjatë kryerjes së punimeve të mirëmbajtjes. Si rrjedhim i hetimeve paraprake, policia ka proceduar me arrestimin e tre drejtuesve të kompanisë “Motor Oil”, të cilët mbanin përgjegjësi direkte për mbikëqyrjen e projektit në fjalë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar