Sport
Skandali financiar: Katër gjigantët e Premier League bëhen bashku për padinë miliona euro ndaj Manchester City
Reklamë e Sponsorizuar
Manchester City po kalon një nga momentet më të errëta në historinë e tij moderne, pasi klubi është shpallur fajtor për mbi 100 shkelje të rregullave financiare, duke e vendosur atë në qendër të një vorbulle të madhe polemikash.
Në ambientet e futbollit anglez po shtohen zërat që kërkojnë ndëshkim shembullor për “qytetarët”. Ndërkohë, sipas informacioneve të siguruara nga media britanike, katër nga skuadrat kryesore të elitës janë njoftuar paraprakisht për këtë vendim fajësie përpara pjesës tjetër të kampionatit.
Bëhet fjalë për Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham, të cilat tashmë raportohet se po bashkojnë forcat dhe po përgatisin terrenin ligjor për të kërkuar dëmshpërblim financiar nga Manchester City.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: