Sport
Fundi i bashkëpunimit: Debatik Curri largohet nga drejtimi i SC Gjilani pas disfatës ndaj Vushtrrisë
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i njohur Debatik Curri ka marrë vendimin përfundimtar për të hequr dorë nga drejtimi i skuadrës së Gjilanit.
Kjo kthesë erdhi pas rezultatit negativ në ndeshjen e fundit kundër Vushtrrisë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin minimal 1-0, një pengesë kjo që rezultoi përcaktuese për fatin e tij në krye të stoli tekniko-sportiv, duke sjellë kështu ndarjen e menjëhershme të rrugëve me klubin.
Në kuadër të këtij vendimi, Curri tashmë ka zhvilluar takimin lamtumirës me futbollistët, ndërkohë që brenda pak orësh pritet edhe konfirmimi zyrtar nga ana e drejtuesve të klubit.
Tashmë sytë e opinionit sportiv janë drejtuar nga zyrat e klubit për të zbuluar se cili do të jetë emri i strategut të ri që do të marrë frenat e skuadrës në vazhdim të sezonit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: