Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Deklarata e bujshme e Xhevat Prekazit: Nuk e përcjell fare futbollin e Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 11-10-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Deklarata e bujshme e Xhevat Prekazit: Nuk e përcjell fare futbollin e Kosovës
Ish-futbollisti i njohur, Xhevat Prekazi, ka tërhequr sërish vëmendjen e opinionit publik me prononcimet e tij rreth futbollit kosovar, duke shfaqur edhe një herë qëndrime që kanë krijuar bujë. Prekazi, i cili i ka bërë hapat e parë të karrierës së tij në fushën e blertë te skuadra e Remontit nga Mitrovica, ka theksuar se nuk ka asnjë interesim për ndeshjet e Kosovës. “Nuk e kqyri Kosovën, e shikoj veç Liverpoolin, Boca Junior e Galatasaray. As Partizanin nuk e shikoj. S’ka futboll sot, s’ma plotësojnë zemrën dhe nuk kam dëshirë me humb kohën me pa diçka që nuk vlen asgjë”, ka deklaruar ai gjatë një interviste për mediumin nga Maqedonia e Veriut, “Open TV”. Për ish-lojtarin e mirënjohur, klubet ndërkombëtare si Boca Juniors dhe Galatasaray mbeten zgjedhjet e tij kryesore, duke lënë plotësisht në plan të dytë zhvillimet e futbollit vendor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar