Sport
Magjia e Lionel Messit nuk ndalet: Argjentinasi shkëlqen me dy gola pas lamtumirës nga kombëtarja
Reklamë e Sponsorizuar
Lionel Messi e ka lënë pas emocionin e ndarjes nga fanella e Argjentinës, duke u rikthyer në fushë me një paraqitje fantastike për Inter Miamin. Ylli argjentinas ka udhëhequr skuadrën e tij drejt një triumfi komod me rezultatin 4:0 kundër DC United, në kuadër të sfidave të kampionatit amerikan MLS.
Vetëm pak ditë pas mbrëmjes prekëse të lamtumirës me kombëtaren, 39-vjeçari ka konfirmuar edhe një herë se mbetet elementi kyç i skuadrës, duke dhuruar spektakël për publikun vendas.
Krahas tij, protagonist absolut i takimit ishte edhe Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian shënoi dy herë, duke i dhënë fund serisë prej pesë ndeshjesh pa fitore për Inter Miamin në MLS.
Suarez hapi llogarinë e golave që në minutën e tretë të takimit, ndërsa në minutën e 39-të dyfishoi shifrat, duke i dhënë skuadrës së tij një epërsi të sigurt prej 2:0 para përfundimit të pjesës së parë.
Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, skenën e mori Messi. Në minutën e 47-të, pas një bashkëpunimi perfekt me Suarezin i cili shërbeu si asistues, kapiteni argjentinas tundi rrjetën për herë të parë, duke çuar rezultatin në 3:0.
Megjithatë, spektakli i fituesit të tetëfishtë të Topit të Artë nuk u mbyll me kaq.
Në minutën e 60-të, Messi realizoi një kryevepër personale, duke kaluar me sukses dy mbrojtës të DC United para se ta dërguar topin në rrjetë dhe të vuloste rezultatin përfundimtar 4:0.
Falë këtij dygolëshi, Messi ka kapur shifrën e 23 golave për këtë edicion në MLS, duke e ngritur ndjeshëm pozitën e tij në luftën për Këpucën e Artë. Ai e kompletoi ndeshjen duke u paraqitur nga minuta e parë deri në të fundit.
Falë këtyre tre pikëve, Inter Miami ngjitet në vendin e dytë të Konferencës Lindore duke grumbulluar 49 pikë, një më shumë se Chicago Fire, ndërkohë që DC United vijon të vuajë formën jo të mirë në kampionat.
Pas episodeve emocionale në arenën ndërkombëtare, Messi dëshmoi se pasioni dhe klasit i tij në nivelet më të larta të futbollit janë ende larg shuarjes, duke vijuar të dhurojë gola dhe magji.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: