Aktuale
Huseini dhe Mexhiti bashkëbisedojnë me banorët e Çellopekut: Përkushtim ndaj nevojave të Bërvenicës
Reklamë e Sponsorizuar
Kandidati i koalicionit VLEN për drejtimin e Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, i shoqëruar nga bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, si dhe nga aktivistë të strukturave politike, kanë ndalur turin e tyre në fshatin Çellopek, ku kanë zhvilluar një sërë takimesh dhe bisedash të hapura me banorët vendas.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, Huseini ka vënë in-focus faktin se prania e vazhdueshme pranë qytetarëve përbën boshtin e veprimtarisë së tij të përditshme, ndërkohë që ka shprehur optimizëm se besimi dhe mbështetja e qytetarëve ndaj platformës së tyre po njeh rritje të vazhdueshme.
"Jemi çdo ditë në terren mes qytetarëve, për të dëgjuar nga afër hallet e tyre dhe për të diskutuar mbi projektet konkrete që i duhen Bërvenicës. Mbështetja e zjarrtë që po ndeshim në çdo lagje dhe vendbanim na shtyn të ecim përpara me këtë mision," ka shtuar Huseini në deklaratën e tij.
Aktiviteti në Çellopek zhvillohet në kuadër të agjendës së rregullt të kandidatit të VLEN-it për të bashkëbiseduar me banorët e të gjitha zonave në Komunën e Bërvenicës, ku prioritet mbeten trajtimi i sfidave lokale dhe prezantimi i nismave zhvillimore për të ardhmen e komunës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: