Kronikë
Akuza të rënda nga deputeti i Vetëvendosjes: Hashim Thaçi përgjegjës për vrasjen e 245 shqiptarëve
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e lidhur atë me vrasjen e 245 atdhetarëve shqiptarë.
Në një reagim të bërë publik në rrjetet sociale, Geci ka shprehur indinjatën e tij për mënyrën se si trajtohet historia e luftës, duke përmendur rastin e Behajdin Allaqit dhe duke lëshuar akuza të drejtpërdrejta.
Krahas kësaj, ai ka adresuar kritika të ashpra edhe ndaj çështjes së veteranëve, duke pretenduar se ekzistojnë rreth 44 mijë veteranë të rremë që i shkaktojnë dëm buxhetit të shtetit prej afro 100 milionë eurosh në vit nga taksat e qytetarëve, pa qenë asnjëherë pjesë e luftës. Vlen të theksohet se Geci edhe më parë kishte kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Thaçin.
Më poshtë gjendet postimi i plotë i deputetit Fatos Geci:
Paramendoni, tuli ajrokremi u bë me folë për UÇK-në!
Gjyshja ime, në luftë i ka ushqyer me bukë ushtarët e UÇK-së, sot, në moshën 93-vjeçare, më tha: “Djali jem, ma kanë gërditë UÇK-në duke e përmendur këta…
Paramendoni thonë me mburrje se, nëse nuk je me atë që vrau Behajdin Allaqin dhe 244 atdhetarë të tjerë shqiptarë, atëherë je me Milloshin.
Të tillë si këta ajrokrema, mendojnë edhe 44 mijë veteranë të rremë, të cilët, e vjedhin shtetin tonë më rreth 100 milionë euro në vit, nga taksat tona, pa qenë kurrë në luftë.
Jam krenar që jam djali i familjes së parë të UÇK-së së vërtetë. Jam më UÇK-në e 10 mijë veteranëve të vërtetë, që komandanti ynë ishte Adem Jashari, ndërsa komandanti suprem Ibrahim Rugova ne krye më ministrin Ahmet Krasniqin.
UÇK-ja u përket atyre që luftuan vërtet. UÇK-ja është e jona! Mos na e njollosni historinë dhe sakrificën e saj. UÇK-ja sot po pastrohet nga ata që u përpoqën ta uzurponin emblemën e saj dje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: