Aktuale
A do t'i shohim Monika Kryemadhin dhe Arbër Hajdarin si opinionistë në “Big Brother VIP 6”? Deklarata që ndezi dyshimet
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë transmetimit të mbrëmshëm të emisionit “Goca dhe Gra”, moderatorja Orinda Huta solli në vëmendje një sondazh interesant nga organizata britanike “Drinkaware”, sipas të cilit rreth 26 për qind e punonjësve janë penduar për veprimet e tyre në festat e zyrave për shkak të konsumit të tepruar të alkoolit.
“Pendesa kryesore ishte se kishin bërë thashetheme me njëri-tjetrin, apo ndonjë flirtim me ndonjë koleg”, u shpreh Huta gjatë diskutimit në studio.
Në këtë momente ka ndërhyrë Selin Bollati, e cila ka hedhur dritë mbi festën tradicionale të sezonit të ri në Top Channel, duke paralajmëruar praninë e dy figurave të njohura publike, Monika Kryemadhit dhe Arbër Hajdarit.
“Aman se kemi dhe festën tonë shumë shpejt, fillimi i sezonit. E meqenëse Orinda tha se në këtë rast janë thënë thashethemet në festë, unë po ju them disa thashetheme jashtë feste për festën. Në festë do të jenë prezentë Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari”, u shpreh Bollati.
Reagimi i Huta-s on air ka qenë i menjëhershëm, duke e pyetur drejtpërdrejt nëse po jepte një informacion të re ose nëse po konfirmonte zyrtarisht ndonjë detaj për edicionin e ardhshëm të “Big Brother VIP”.
Pavarësisht aludimeve, Bollati sqaroi se nuk bëhet fjalë për një konfirmim zyrtar, duke lënë gjithçka në kuadrin e mundësive.
“Ndoshta ato mund të vijnë dhe si ish-opinionistë të “Big Brother”, atë nuk e dimë. Gjithsesi ne i përshëndesim dhe na ka marrë malli që t’i shohim dhe live dhe në ekran”, përfundoi ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: