Sport
Nxehet atmosfera në boks: Amarildo Bakaj thotë “po” për dyluftimin me Drilon Ramën
Reklamë e Sponsorizuar
Përballja mes boksierëve shqiptarë duket se është drejt zyrtarizimit, pasi Amarildo Bakaj ka pranuar zyrtarisht sfidën për të prekur ringun kundër Drilon Ramës.
Sportisti i njohur ka bërë publike vendndodhjen e tij përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku nuk on munguar mesazhet ngacmuese dhe ironike në drejtim të rivalit, si përmes pamjeve ashtu edhe përmes fjalëve të përzgjedhura.
Në imazhin e publikuar, i cili është krijuar përmes Inteligjencës Artificiale, Bakaj shfaqet në një pozë dominuese, duke mbajtur të lidhur me qafore Drilon Ramën, një detaj ky që ka ndezur menjëherë temperaturat dhe rivalitetin mes dy kampeve.
“Vetë e kërkoi këtë ndeshje, kështu që tani ka ardhur koha të mbushi çantat dhe të heqim qafe edhe një zagar!”, ka shkruar ndër të tjera boksieri në mesazhin e tij.
Tashmë, e vetmja gjë që mbetet për t'u finalizuar është hedhja e firmës nga ana e Drilon Ramës, për ta shndërruar këtë duel në një ngjarje zyrtare sportivi.
Vlen të theksohet se tensionet mes tyre kanë nisur prej javësh në distancë, ku fillimisht ishte Rama ai që hodhi idenë e një përballjeje direkte, ndërsa në fillim Bakaj kishte preferuar ta anashkalonte këtë sfidë, duke shprehur hezitim për t'u ndeshur me një kundërshtar shqiptar në ring.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: