Sport
Superliga e volejbollit: Tirana regjistron suksesin e parë sezonal, Studenti dhe Skënderbeu kryesojnë renditjen
Reklamë e Sponsorizuar
Kanë përfunduar takimet e javës së dytë në Superligën e volejbollit për meshkuj, ku skuadrat e Studentit dhe Skënderbeut ndajnë kreun e tabelës me nga 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para.
Në sfidën e zhvilluar në transfertë kundër Elbasanit, Studenti ka siguruar një fitore të pastër 3-0, duke u konfirmuar si një nga skuadrat më në formë të këtij fillimsezoni. Ekipi kryeqytetas ka dominuar lojën në të tria setet, të cilat i mbylli me epërsi të ndjeshme (25-17, 25-17, 25-23).
Nga ana tjetër, Skënderbeu ka djersitur disi më shumë, por ka arritur të triumfojë në palestrën e tij në Korçë ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-0 (25-22, 25-20, 25-22). Pavarësisht rivalitetit të fortë mes dy ekipeve, vendasit tregohën më të saktë në momentet vendimtare të çdo seti.
Ndërkohë, në pallatin e sportit “Fahrie Hoti”, Tirana ka mposhtur Erzenin me shifrat 3-1 (25-20, 23-25, 25-14, 25-17), duke arkëtuar kështu tri pikët e para për këtë edicion. Pas një beteje të barabartë në dy fraksionet e para, bardheblutë morën kontrollin e plotë të ndeshjes në vazhdim, duke merituar plotësisht suksesin.
Pas kësaj jave, renditja e përgjithshme kryesohet nga Studenti dhe Skënderbeu me nga 6 pikë, të ndjekur nga Vllaznia dhe Tirana me nga 3 pikë secila, ndërsa Erzeni, Partizani dhe Elbasani mbeten ende pa pikë në kuotën e zero pikëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: