Politikë
Michael Roth i ashpër me Daçiqin: Hapet rruga e luftës dhe jo e BE-së me pretendimet për Prizrenin
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka dhënë një reagim të fortë lidhur me deklaratën e zyrtarëve serbë, konkretisht paralajmërimin e Ivica Daçiqit se flamuri i Serbisë do të ngrihet sërish në Prizren.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, diplomati gjerman e ka dënuar këtë qëndrim, duke e cilësuar atë si një synim të hapur territorial ndaj një shteti fqinj.
“Serbia e gjorë! Ivica Daçiq dëshiron që flamuri serb të valojë mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një fqinji më lënë pa fjalë”, ka theksuar Roth në reagimin e tij.
Më tej, ai u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote në Serbi që të reflektojnë thellë për të ardhmen e tyre dhe të kenë parasysh pasojat e votës së tyre në zgjedhjet e 25 tetorit.
“Kjo rrugë çon drejt luftës. Nuk çon drejt Bashkimit Evropian. Më nuk ka para të BE-së për Serbinë!”, ka përfunduar paralajmërimin e tij ish-ministri gjerman Roth.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: