Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

“Si nuk e sheh veten?” – Gjinovci “shigjeton” Përparim Ramën pas ambicieve për kryeministër

Redaksia Lajmetereja • 11-10-2026 08:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Si nuk e sheh veten?” – Gjinovci “shigjeton” Përparim Ramën pas ambicieve për kryeministër
Analisti Rron Gjinovci ka shpërthyer në kritika dhe tone ironike ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pasi ky i fundit shprehu hapur synimin për t'u bërë kryeministër i Kosovës. Reagimi i Gjinovcit erdhi pas një paraqitjeje publike të kreut të kryeqytetit në një intervistë me një krijues përmbajtjeje të huaj. Në reagimin e tij, Gjinovci nuk i ka kursyer ironitë ndaj mënyrës se si ishte inskenuar intervista, e cila sipas tij ishte paraqitur si e rastësishme. Ai ka vënë në dukje pamjen e jashtme të kryetarit Rama dhe ka hedhur poshtë pretendimet e tij për të udhëhequr vendin, duke ia kujtuar gjendjen aktuale të Prishtinës. “Përparim Rama ke tepër i gërditshëm në inskenimin e nji interviste kinse të rastësishme nga nji influencer i huji, i cili i thotë shumë bukur koke vesh dhe pastaj fillon biseda. Në fakt ai jo që s'ish vesh bukur, me ni kmishë rrudh m' rrudhë, po ish kon edhe i palamë e i pamirëmbajtun si shpeshherë. Nejse… Aty fillon ky me kallxu që osht kryetar i Prishtinës edhe qysh po përgatitet me rrëzu kryeministrin edhe me u bo kryeministër për me ndreq venin 😂. I nderumi e ka krejt qytetin qe e udhëheq full bërllog 🤦‍♂️ Qysh nuk pe vren tipi veten që moti ka lëshu gazra në shishe (ka pordhë në shishe)”, ka shkruar Gjinovci në postimin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar