Aktuale
Incident i rëndë në Kroaci: Dalin nga shinat 11 vagonë të një treni mallrash, shkak dyshohet defekti te frenat
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e pazakontë ka tronditur sistemin hekurudhor në Kroaci, ku një tren mallrash ka dalë nga shinat ditën e shtunë në afërsi të stacionit të Mejas, duke lënë pas dëme materiale konsiderueshme. Për fat të mirë, pavarësisht përmasave të incidentit, nuk raportohet për asnjë person të lënduar, ndërkohë që grupet kompetente vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, kompozviva e kompanisë private Transagent po transportonte ngarkesa me grurë drejt Rekës kur, rreth orës 09:25, situata doli jashtë kontrollit. Vetë makinisti kishte sinjalizuar dispeçerin se sistemi i frenimit kishte pësuar defekt total dhe se nuk kishte mundur ta ndalte mjetin lëvizës. Si pasojë e kësaj emergjence, 11 vagonë u shkëputën nga trupi i trenit dhe përfunduan në një greminë, ndërsa lokomotiva dhe dy vagonë të tjerë mbetën të bllokuar në perimetrin e stacionit.
Ky aksident ka paralizuar qarkullimin hekurudhor në këtë segment, duke detyruar autoritetet që të vënë në dispozicion autobusë për udhëtarët, ndërkohë që në pjesët e tjera të rrjetit trenat vazhdojnë të qarkullojnë rregullisht. Damir Lonçariq, kryetar i bordit drejtues të “HŽ Infrastruktura”, u shpreh se ende nuk ka një afat se kur mund të rikthehet normaliteti në linjë, duke u bërë thirrje gjithë operatorëve, veçanërisht atyre privatë, që të tregojnë kujdes të shtuar në kontrollin teknik të mjeteve të tyre. Ai shtoi se nëse konfirmohet versioni i problemeve me frenat, faji mund të mos i atribuohet infrastrukturës.
Nga ana tjetër, Nenad Mrgan, kreu i Sindikatës së Drejtuesve të Trenave në Kroaci, lëshoi akuza të forta ndaj kompanisë private, duke ngritur alarmin mbi mangësitë në sigurinë teknike të flotës së tyre. "Kemi të do bëjmë me një drejtues dhe kompani të papërgjegjshme si Transagent. Kjo ngjarje përsëritet për të dytin vit radhazi dhe është fakt se defekti qëndron te vagonët," u shpreh Mrgan, duke shtuar se sindikata kishte paralajmëruar më herët institucionet për rrezikun e këtyre mjeteve dhe kishte kërkuar ndalimin e qarkullimit të tyre derisa të plotësoheshin kushtet e sigurisë.
Autoritetet vunë njoftuar gjithashtu se ky nuk është rasti i parë i ngjashëm në këtë zonë, pasi rreth tre vjet më parë kishte ndodhur një incident tjetër hekurudhor në pothuajse të njëjtin vend, ku përsëri protagonistë kishin qenë operatorët privatë. Ndërkohë që hetimet zyrtare mbeten të hapura për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e sakta, autoritetet mbeten në pritje të përfundimit të ekspertizës teknike.v
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: