Sport
Formë e shkëlqyer për Ernest Muçin në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen në fitoren e thellë të Trabzonsporit
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka vazhduar paraqitjet e tij pozitive në Superligën turke, duke gjetur rrjetën për herë të dytë këtë edicion.
Lojtari kuqezi ka qenë protagonist absolut në suksesin e pastër 0-3 që Trabzonspori arriti në transfertë kundër Samsunsporit, në takimin e vlefshëm për javën e shtatë të kampionatit.
Muçi zhbllokoi shifrat që në minutën e 28-të, kur pas një pasimi vendimtar nga Mustafa Eskihellac, e pati të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Ndërkohë, në minutën e 39-të, sulmuesi ishte sërish në qendër të vëmendjes; gjuajtja e tij e fuqjshme nuk u zotua si duhet nga portieri vendas, duke i dhënë mundësinë nigerianit Chibuike Nwaiwu të përfitojë dhe të shënojë golin e dytë.
Pak çaste më vonë, saktësisht në minutën e 40-të, Franculino Dju vulosi epërsinë e pjesës së parë në 0-3, pas një asisti të dhënë nga Mohamed Salah. Megjithatë, fraksioni i parë u mbyll me tension, pasi Trabzonspori mbetet me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Melih Kabasakal për një faull të rrezikshëm. Rezultati i pjesës së parë mbeti i pandryshuar deri në fund të sfidës.
Pavarësisht se zhvilloi vetëm 45 minuta lojë, duke u zëvendësuar në startin e pjesës së dytë dhe duke qenë ndër më të mirët në fushë, mbetet ende e paqartë nëse largimi i tij ishte një vendim taktik i trajnerit apo pasojë e ndonjë shqetësimi të mundshëm fizik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: