Sport
Kthehet qetësia te Barcelona: Hansi Flick merr dritën jeshile për sfidën ndaj Getafes
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi katalunas ka marrë një lajm tejet inkurajues në prag të angazhimit të radhës në kampionatin spanjoll La Liga, duke shtuar opsionet për stafin teknik.
Bëhet fjalë për Joan Garcian, i cili ka lënë përfundimisht prapa problemet fizike dhe do të jetë plotësisht në dispozicion të trajnerit Hansi Flick përballë Getafes.
Gardiani kishte shfaqur shqetësime në gju që prej muajit shtator, një situatë kjo që e detyroi të mungonte edhe në angazhimet zyrtare me Përfaqësuesen e Spanjës.
Ndeshja e rëndësishme ndërmjet Getafes dhe Barcelonës është planifikuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme, me fillim nga ora 18:30.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: