Kronikë
I zhvatnin para prej dy vitesh përmes kërcënimeve, bie në pranga 41-vjeçari në Fier
Reklamë e Sponsorizuar
Operacioni i Policisë së Fierit ka çuar në arrestimin e një 41-vjeçari nga Vlora, i cili dyshohet se ka terrorizuar për dy vite me radhë një 73-vjeçar, duke e kanosur vazhdimisht për t'i zhvatur shuma monetare.
Sipas të dhënave hetimore, i dyshuari, i cili ka një të kaluar kriminale në fushën e krimeve kundër personit, ushtronte presion psikologjik mbi të moshuarin me pretendimin se i biri i këtij të fundit i kishte një borxh financiar.
I identifikuar si Ilir Sherifaj, 41-vjeçari u neutralizua dhe u arrestua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Kapja e tij erdhi si rezultat i përdorimit të metakave speciale hetimore, menjëherë pas kallëzimit të dorëzuar nga vetë viktima.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Të Përgjithshëm Fier, ku i ndaluari do të përballet me akuzën penale për veprën “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: