Aktuale
Lëkundje të fuqishme 7.7 ballë pllakosin Panamanë: Shkaktohen dëme të mëdha, Presidenti e cilëson "katastrofë të madhe"
Reklamë e Sponsorizuar
Një tërmet mjaft i fuqishëm ka tronditur Panamanë gjatë ditës së djeshme, duke lënë pas pasoja të rënda në strukturat e ndërtesave dhe në rrjetin rrugor. Presidenti i vendit, José Raúl Mulino, e ka përshkruar ngjarjen si një "katastrofë të madhe", ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë punën në terren.
Pavarësisht dëmeve të shkaktuara, nyja strategjike e tregtisë globale, Kanali i Panamasë, vijon funksionimin normalisht. Po ashtu, Aeroporti Ndërkombëtar "Tocumen" mbetet i hapur, ndonëse është vendosur në gjendje gatishmërie emergjente dhe po i nënshtrohet inspektimeve të hollësishme teknike.
Përballë kësaj situate kritike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar mobilizimin e personelit dhe mjeteve logjistike për të ofruar ndihmë të menjëhershme. Në të njëjtën kohë, autoritetet vendase u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë përballem me pasgoditjet e vazhdueshme sizmike.
Duke detajuar bilancin e shkatërrimeve, kreu i shtetit panamez, José Raúl Mulino, konfirmoi se mjaft ndërtesa janë shembur dhe pjesë të mëdha të infrastrukturës rrugore janë dëmtuar rëndë. Ai nëvizoi veçanërisht se disa akse rrugore në zonat më të goditura janë "shembur plotësisht".
Pamjet e publikuara nga rajonet e prekura dëshmojnë dëmtime të mëdha në banesa private, objekte publike dhe infrastrukturë, ndërsa gjashtë provinca të vendit u përballën me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
Sipas të dhënave paraprake nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), goditja sizmike kishte një magnitudë prej 7.7 ballë të shkallës Rihter dhe një thellësi fokale prej 12.6 kilometrash. Nga ana tjetër, institucionet sizmologjike të Panamasë e vlerësuan fuqinë e tërmetit në 7.2 ballë. Megjithë shkallën e lartë të lëkundjeve, deri mbrëmjen e së djeshmes nuk është raportuar asnjë e humbur jete, ndërkohë që shërbimet kompetente vijojnë regjistrimin e dëmeve dhe inspektimin e zonave të prekura.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: