Aktuale
Parashikimi i motit në Kosovë: Diell, vranësira të lehta dhe temperatura deri në 25 gradë
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë ditës së sotme, në territorin e Kosovës do të mbizotërojë një mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, ndonëse do të ketë edhe periudha me vranësira të shpërndara.
Në zonat të caktuara, kryesisht lokale, mund të shfaqen kushte për riga të dobëta shiu të izoluar.
Lidhur me temperaturat, ato minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa pritet që ato maksimale gjatë ditës të ngrihen nga 21 deri në 25 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me një shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 4 metra për sekondë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: