Sport
Alarmi nga Gjermania: Lëvizjet e fundit të Kuvendit të Kosovës për Gjykatën Speciale rrezikojnë partneritetin ndërkombëtar
Reklamë e Sponsorizuar
„Çka i bën njeriu vetes, s’ia bën askush.“ Vendi fenomenal në të cilin unë, së bashku me familjen time, jetoj dhe veproj që nga viti 1992, kur u përndoqëm politikisht nga regjimi fashist serbo-çetnik i Millosheviqit (e kam cekur disa herë!), është thellësisht i brengosur lidhur me ngjarjet e fundit politike në shtetin tonë, Kosovë-Dardani!
Pra, vendi i perëndimit tim, Gjermania, është thellësisht i shqetësuar për ndryshimet e fundit të ligjit që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, e cila gjeografikisht vepron jashtë kufijve të vendit!
Bëhet fjalë për një gjykatë të një shteti në shtetformim, për të gjithë ata që duan ta respektojnë zhvillimin e Kosovës me pavarësinë e njohur nga 119 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara (afër 61% e tyre), nga gjithsej 193 shtete sipas të dhënave zyrtare në aspektin e gjerë juridik ndërkombëtar. Kjo përbën një institucion të formimit të „skeletit“ juridik të Republikës së Kosovës, i cili në një të ardhme jo shumë të largët do të na mundësojë edhe ndryshimin e emrit të shtetit, duke ia kthyer identitetin e tij adekuat ilir, emrin DARDANI – një eliksir jetësor dhe forcë bazë futuriste e sistemit juridiko-politik.
Në këtë kontekst, vlen të theksohet se përpos ndihmës financiare të SHBA-së prej vitit 1999 deri në vitin aktual 2026, në vlerë prej afro 2 miliardë dollarësh (respektivisht 2 miliardë eurosh), mbështetja financiare e Republikës Federale të Gjermanisë kap shifrën nga 660 deri në 730 milionë euro. Kjo e bën Gjermaninë donatorin dhe investitorin më të madh bilateral brenda BE-së, ndërkohë që Vendlindja jonë është ndihmuar nga Bashkimi Evropian me gati 4 miliardë euro, përfshirë pothuajse të gjitha shtetet anëtare.
Megjithatë, BE-ja në një mënyrë a tjetër, me ose pa qëllim, përmes një gradualizmi politik dhe taktikave vonuese, e ka bllokuar politikisht Kosovën në një masë të konsiderueshme (kujtoni rastin e liberalizimit të vizave) dhe në shumë raste vazhdon ta bllokojë, shpesh vetëm për hatër të Rezolutës 1244 e cila pas më shumë se 27 vjetësh tashmë ka humbur kuptimin e dikurshëm.
Pavarësisht kësaj, nisma për ndryshimet ligjore të datës 06.10.2026 në lidhje me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, të ndërmarra në Kuvendin e Kosovës në çastet e fundit dhe shoqëruar me protesta, përbën një veprim që kërkon shqyrtim të kujdesshëm. Nëse i referohemi fjalës së urtë gjermane: „Man soll nicht die Hand beißen, die einen füttert!“ (Njeriu nuk duhet ta kafshojë dorën që e ushqen!), sjellje të tilla përfaqësojnë gabime trashanike.
Përkundrazi, duhet që shpirtërisht, me mirënjohje dhe respekt të plotë, pa anashkalime injoruese dhe pavarësisht rrethanave, t'i nderojmë të gjithë mirëbërësit dhe aleatët tanë politikë, ekonomikë e financiarë që na kanë ndihmuar të mbijetojmë për kaq shumë kohë.
Për këtë arsye, shqetësimi i thellë i Gjermanisë lidhur me deklaratën për ndryshimet e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë është plotësisht i drejtë. Kjo deklaratë lë të kuptohet se ndryshimet në fjalë përbëjnë shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe rrezikojnë partneritetin e saj euroatlantik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: