Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Barcelona pa Rafinhën në dy përballjet e radhës, Flick sqaron gjendjen e brazilianit

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 17:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi katalanas ka përpara dy sfida vendimtare, atë kundër Getafes në kuadër të xhiros së tetë të La Ligës, si dhe duelit ndaj Galatasarayt në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht rëndësisë së këtyre takimeve, trajneri Hansi Flick do t'i duhet t'ia dalë mbanë pa shërbimet e Rafinhës. Strategu gjerman ka konfirmuar se sulmuesi brazilian do të mbetet jashtë fushave për këto dy ndeshje për shkak të një shqetësimi fizike. Edhe pse situata nuk paraqitet alarmante, stafi mjekësor ka preferuar të tregojë kujdes të tejskajshëm, duke pasur parasysh se lojtari ka pasur histori dëmtimesh gjatë edicionit të kaluar. “Nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, por jemi të detyruar të jemi të vëmendshëm, sepse ai pati tre lëndime vitin e shkuar dhe duhet ta menaxhojmë me kujdes. Ai nuk do të mund të luajë nesër, e as në sfidën ndaj Galatasarayt”, u shpreh ndër të tjera tekniku i Barçës. Rafinha ka nisur furishëm këtë edicion duke realizuar 14 gola në vetëm 8 paraqitje me fanellën e Barcelonës, ndërsa dëmtimi i fundit e ka zënë gjatë angazhimit të tij me kombëtaren e Brazilit në ndeshjen miqësore kundër Australisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar