Aktuale
Granit Xhaka në qendër të vëmendjes: Debat i ashpër me tifozët pas dënimit financiar
Reklamë e Sponsorizuar
Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, është përfshirë në një incident verbal me disa persona, të cilët e kanë provokuar duke i bërtitur vazhdimisht fjalën “COVID”, gjatë një dalje publike së bashku me bashkëshorten e tij në një dyqan. Këta persona dyshohet se janë përkrahës të rivalit lokal të Sunderlandit, Newcastle.
Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi mesfushori u ndëshkua me një gjobë të pezulluar prej rreth 136 mijë paundësh, për shkak të sigurimit të një certifikate të rreme të vaksinimit kundër COVID-19 në vitin 2022, periudhë kur lunate për Arsenalin.
Futbollisti ka pranuar hapur se veprimi i tij erdhi si pasojë e frikës dhe mosbesimit ndaj vaksinës. Pasi ka kërkuar falje publike dhe ka marrë përgjegjësinë e plotë, 34-vjeçari ka bashkëpunuar ngushtë me autoritetet zvicerane, ndërkohë që kjo ngjarësi i kushtoi edhe mungesën në katër ndeshje me Përfaqësuesen e Zvicrës.
Edhe pse lojtari e ka pranuar gabimin e bërë në të kaluarën, shfaqja e këtyre pamjeve në publik ka rigjallëruar diskutimet në opinion rreth presionit dhe trajtimit që u bëhet sportistëve jashtë impianteve sportive.
Në rrafshin e karrierës, Xhaka iu bashkua skuadrës së Sunderlandit në vitin 2025 nga Bayer Leverkuseni për shifrën e 15 milionë eurove, pasi më parë kishte lënë gjurmë në Premierligë edhe me fanellën e Arsenalit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: