Aktuale
Presidentja Shiroka Pula pritje zyrtare komandantin e FSK-së, në fokus ngritja e kapaciteteve ushtarake
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja e Republikës së Kosovës dhe Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar një takim zyrtar me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili i ka përcjellë urimet e tij më të sinqerta për marrjen e postit të lartë shtetëror.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, dy krerët e sigurisë shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale të sigurisë në vend dhe sfidave me të cilat ballafaqohet rajoni.
Temë kyçe e diskutimit ishte domosdoshmëria e vazhdimësisë së angazhimit për ngritjen e mëtejshme të shkallës profesionale dhe operacionale të trupave të FSK-së, si hap i domosdoshëm për realizimin me sukses të mandatit kushtetues.
Në fund të takimit, e para e vendit, Shiroka Pula, vuri theksin te misioni i rëndësishëm që FSK-ja ka në mbrojtje dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: