Sport
Chivu sqaron misterin e Calhanoglu: Vendimi im e la jashtë tribunës
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka hedhur dritë mbi gjendjen fizike dhe situatën e fundit të mesfushorit Hakan Calhanoglu, gjatë konferencës për shtyp para sfidës së kampionatit të Serie A kundër Parmës. Ai konfirmoi se lojtari është rikthyer nën urdhrat e tij që të hënën dhe ka zhvilluar seanca stërvitore me grupin për një javë të plotë pa asnjë lloj kufizimi.
Duke iu referuar aludimeve të fundit në media, veçanërisht atyre nga Turqia, strategu zikaltër ka shuar çdo keqkuptim lidhur supozimet se lojtari ka refuzuar të mbështesë skuadrën nga afër. Chivu mori përgjegjësinë e plotë për mungesën e turkut në tribunë.
Sipas teknikut të Interit, arsyeja e vetme pse Calhanoglu nuk ishte i pranishëm ishte ngarkesa e stërvitjes. Ai shpjegoi se seanca e zhvilluar pasdite vonë kërkonte praninë e mesfushorit në fushë, duke shtuar se në rrethana të tjera, nëse stërvitja do të kishte përfunduar ndryshe, do t'i kishte dhuruar një ditë pushimi për të ndjekur shokët e skuadrës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: