Sport
Muriqi ia dedikoi golin krerëve të UÇK-së, Kurti publikon momentin e golit – por nuk e përmend fare dedikimin
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, pas fitores 1-0 ndaj Irlandës,ia dedikoi golin e shënuar ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në reagimin e tij pas ndeshjes nuk iu referua kësaj pjese të deklaratës së Muriqit.
Kurti publikoi momentin e golit të sulmuesit kosovar dhe në postimin e tij u fokusua vetëm te paraqitja e Kosovës dhe fitorja ndaj Irlandës.
“Pak më shumë fat në fluturimin e topit, dhe rezultati do të ishte 5:1 në vend se 1:0. Urime futbollistëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve për fitoren në këtë ndeshje të rëndësishme me Irlandën! Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ndërkaq, Muriqi pas ndeshjes kishte deklaruar se fitoren, në veçanti, ua dedikonte “çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: