Aktuale
“Ndal botoksin, duket si mollë”: Ronaldo shpërthen me mesazh ironik ndaj gazetarit anglez
Reklamë e Sponsorizuar
Cristiano Ronaldo është vënë sërish në qendër të vëmendjes mediatike, kësaj radhe për shkak të një mesazhi privat që i ka drejtuar gazetarit dhe prezantuesit të njohur anglez, Piers Morgan.
Sulmuesi 41-vjeçar ka pushtuar titujt kryesorë të mediave pas largimit të bujshëm nga grumbullimi i Përfaqësueses së Portugalisë dhe tensioneve të krijuara me përzgjedhësin Jorge Jesus. Në këtë vorbull diskutimesh është përfshirë edhe analisti dhe prezantuesi tjetër anglez, Simon Jordan.
I njohur si një ndër mbështetësit më të flaktë të yllit portugez, Morgan ishte i ftuar në “talkSPORT”, ku u përfshi në një përleshje verbale me Jordanin teksa mbronte imazhin e futbollistit.
Pak pasi transmetimit, Morgan bëri publike një bisedë private, duke zbuluar reagimin pikant të Ronaldos: “Dua t’ju përcjell një mesazh zbavitës. I dërgova Cristianos një video të paraqitjes sime me Simon Jordan dhe ai m’u përgjigj: ‘Thuaji atij bjondit të ndalojë botoksin, duket si mollë’”.
Ky incident pason polemikat e fundit që kanë tronditur ambientin e kombëtares portugeze. Ronaldo vendosi të braktiste grumbullimin e përfaqësueses pasi mbeti pa u aktivizuar në sfidën triumfuese ndaj Norvegjisë në Oslo.
Më vonë, lojtari ndërmori një hap pendese duke kërkuar falje publike për tifozët, ndërsa sqaroi se largimi i tij erdhi si masë paraprake për të shmangur çdo ndikim negativ në harmoninë e grupit.
Ndërkaq, përplasja mes Morganit dhe Jordanit vijoi edhe në emisionin e mëngjesit të ditës pasardhëse. Jordan e akuzoi ashpër kolegun e tij për mungesë objektiviteti dhe për servilizëm të hapur ndaj Ronaldos, vetëm pse pretendon se e ka mik.
Analisti anglez nuk la pa i kthyera përgjigje as ironisë së sulmuesit lidhur me pamjen e jashtme dhe trajtimet estetike: “Nuk ke asnjë kredibilitet, Piers. Askush nuk dëshiron të dëgjojë më lajkatimin tjetër të njëanshëm ndaj Ronaldos vetëm sepse mendon se e ke mik. Sa i përket botoksit? Sinqerisht, do të doja ta përdorja. Mendoj se është mjaft lajkatues”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: