Sport
Pas gati tri dekadash në Kroaci, ikona e futbollit kosovar merr vendimin e madh për t'u kthyer në atdhe
Reklamë e Sponsorizuar
Pas një periudhe 28-vjeçare të kaluar në Kroaci, një nga figurat më të shquara të futbollit tonë ka vendosur të vendoset përfundimisht në Kosovë. Bëhet fjalë për Xhevdet Muriqin, i cili së fundmi është pritur në një takim zyrtar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Lajmi është bërë i ditur drejtpërdrejt nga kreu i ekzekutivit përmes një njoftimi zyrtar për media, ku ka ndarë detaje nga kjo pritje e ngrohtë.
"Dje prita në zyrë Xhevdet Muriqin, futbollistin e brezit të artë të Prishtinës së viteve të 80-ta. Pas 28 vjet jetë e punë në Kroaci dhe 12 të tjera në Gjermani, Xhevdet Muriqi është rikthyer vjet për të jetuar në Kosovë. Biseda jonë e përzemërt na ktheu te ndeshjet dhe emocionet e asaj kohe. Te stadiumi i mbushur përplot, te publiku që jetonte me lojën dhe te golat që ende i kujtojmë. Folëm edhe për vëllain e tij, Fadil Muriqin që jeton në Australi, për kolegët, Fadil Vokrrin, Kujtim Shalën, trajnerin Qiro Bllazheviq dhe të tjerët", është shprehur kryeministri Kurti.
Në këtë bashkëbisedim është evokuar koha kur FC Prishtina ishte pika e takimit për të gjithë, jo vetëm në shkallët e stadiumit, por edhe pranë ekraneve televizive dhe aparateve të radios.
"FC Prishtina na mblidhte në stadium, por edhe pranë radios e televizorit. Fitoret dhe sukseset e klubit, por edhe ngecjet e humbjet, i ndienim e përjetonim si tonat. Ishte futboll, ishte edhe krenari", ka shtuar më tej ai.
Në fokus të takimit kanë qenë edhe zhvillimet aktuale të sportit më të dashur në vend, duke kaluar nga kujtimet e lavdishme te sfidat dhe sukseset e sotme të kombëtares.
"Nga ndeshjet e së kaluarës, kaluam edhe tek ato që po i ndjekim sot. Biseduam për paraqitjet e fundit të Kosovës, për ngritjen e përfaqësueses dhe për ndeshjet e radhës që na presin gjatë nëntorit", ka përmbyllur Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: