Aktuale
Urim nga Gjiri: Emiri i Katarit fton për forcim të bashkëpunimit me Presidenten Shiroka Pula
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i shtetit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin e marrjes së detyrës zyrtare.
Sipas telegramit të bërë publik nga institucioni i lartë shtetëror i Katarit, Amiri Diwan, Emiri i ka përcjellë urimet më të sinqerta udhëheqëses kosovare për fat e mbarësi në përmbushjen e misionit të saj kushtetues në krye të shtetit.
Gjatë këtij komunikimi zyrtar, është theksuar gjithashtu vullneti i përbashkët për të thelluar dhe zgjeruar partneritetin mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit në fushat me interes të ndërsjellë.
“Duke i uruar asaj sukses në përmbushjen e detyrave të saj dhe marrëdhënieve mes dy vendeve më shumë zhvillim dhe përparim”, theksohet në komunikatën zyrtare të shpërndarë nga Amiri Diwan.
Ky mesagj urimi vjen vetëm njëzet e katër orë pasi Justina Shiroka Pula bëri betimin solemn para Kuvendit të Kosovës për të marrë drejtimin e presidencës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: