Sport
Historike për basketbollin e Kosovës: Jeta Zeka zgjidhet gjyqtarja e parë në FIBA EuroCup
Reklamë e Sponsorizuar
Basketbolli kosovar ka shënuar një tjetër sukses historik në skenën ndërkombëtare, ndërsa Jeta Zeka ka hyrë zyrtarisht në histori si gruaja e parë nga Kosova që do të ushtrojë detyrën e gjyqtares në garat evropiane të klubeve nën ombrellën e FIBA-s.
Gjyqtarja nga qyteti i Pejës ka marrë një nominim zyrtar për të ndarë drejtësinë në dy ndeshje të rëndësishme të edicionit 2026/27 në FIBA EuroCup Women.
Ajo do të regjistrojë paraqitjen e saj të parë më 14 tetor në Itali, ku do të gjykojë përballjen mes skuadrës vendase Magnolia Basket Campobasso dhe ekipit slloven Cinkarna Celje.
Ndërkohë, sfida e saj e radhës në këtë kompeticion prestigjioz do të jetë më 21 tetor në Milano, ku do të vendosë drejtësi në ndeshjen ndërmjet GEAS Basket dhe gjigantit grek Panathinaikos A.C.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: