Aktuale
Ish-sulmuesi i njohur italian thur eloge për Zhegrovën: Me këtë ritëm bëhet lojtari më i rëndësishëm i Juventusit
Reklamë e Sponsorizuar
Fabrizio Ravanelli ka bërë një analizë të thellë të situatës aktuale te skuadra e Juventusit, duke ndalur theksin te potenciali i yllit kosovar Edon Zhegrova dhe te pritshmëritë për prurjet e reja në merkato.
Duke folur për Zhegrovën, ish-reprezentuesi italian tregoj bisedën që ka pasur me të: “I thashë se është një fenomen dhe se atë që bën me kombëtaren duhet ta bëjë edhe në stërvitje dhe me Juven, sepse është një fenomen. Nëse gjen vazhdimësi, mund të bëhet lojtari më i fortë që ka Juventusi, sepse i ndryshon ndeshjet. Mund të shënojë; për mua ka potencialin për 10 gola”.
Në vëmendjen e Ravanellit ka qenë edhe sulmuesi Kolo Muani, për të cilin shprehu besim të plotë se do të lërë gjurmë te “Zonja e Vjetër”: “Unë jam në anën e atyre që besojnë te 15 golat. Më pëlqen shumë dhe jam i lumtur që erdhi te Juve. Jam i bindur se mund të bëjë shumë mirë”.
Sipas tij, prania e trajnerit do të jetë vendimtare për suksesin e francezit: “Jam i bindur se Kolo ka një mësues të jashtëzakonshëm si Spalletti dhe në fund të sezonit do t’i shënojë 15 golat”.
Një tjetër emër që ka marrë vlerësime maksimale nga italiani është edhe Alessandro Romano: “Më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Ka cilësi, personalitet dhe ka treguar se është gati për një klub të madh”.
Në fund, Ravanelli ka komentuar edhe mundësinë e një transferimi të bujshëm të Hakan Calhanoglu, duke e parë atë si zgjidhjen ideale për repartin e mesfushës: “Do të ishte ideal për këtë skuadër, sepse nuk kemi një ekzekutues të mirë të goditjeve standarde. Goditje këndi, faulle, gjuajtje nga distanca… Nëse të vjen një telefonatë nga Juventusi, si mund t’i thuash jo”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: