Sport
Haxhiu pas fitores ndaj Irlandës: Nisje e fuqishme e djemve tanë – nuk komentoi dedikimin e Muriqit për krerët e UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas fitores së Kosovës 1-0 ndaj Irlandës në ndeshjen e parë të grupit.
Haxhiu e ka vlerësuar paraqitjen e Dardanëve dhe ka përshëndetur fitoren e arritur në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Një Kosovë që me një lojë të bukur siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Irlandës në ndeshjen e parë të grupit. Nisje e fuqishme e djemve tanë.
Forca përpara! 🇽🇰”, ka shkruar Haxhiu.
Megjithatë, në reagimin e saj, Haxhiu nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me deklaratën e Vedat Muriqit pas ndeshjes, ku sulmuesi tha se fitoren ia dedikonte “çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: