Kronikë
Skandali te Posta e Durrësit: Gjykata vulos burgun për bashkëshortin e ish-drejtoreshes që zhduku mijëra euro
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata e Durrësit ka vendosur këtë të enjte të lërë në qeli Fetah Matajn, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës së këtij qyteti, Elisabeta Mataj. Ai ra në pranga pak ditë më parë, pasi dyshohet se u merrte para punonjësve të këtij institucioni.
Operacioni për ndalimin e tij u finalizua nga policia pas analizimit të disa mesazheve telefonike mes çiftit dhe kallëzimit të bërë nga një prej punonjëseve të degës postare, e cila deklaroi se i kërkohej në mënyrë të përsëritur shuma prej 25 mijë lekësh në muaj nga Fetah Mataj.
Ndërkohë, ish-drejtoresha Elisabeta Mataj u prangos fillimisht gjatë muajit korrik. Pas një periudhe paraburgimi që zgjati më shumë se dy muaj, ajo u transferua në arrest shtëpie me vendim të gjykatës duke filluar nga data 25 shtator.
Ajo bashkë me dy punonjëse të tjera të këtij enti përballen me akuza të rënda për përvetësimin e fondeve të dedikuara për pensionet dhe ndihmën ekonomike, një vlerë kjo që kap shifrën e afërsisht 700 mijë eurove dhe që ishte parashikuar për degët postare në Shijak dhe Krujë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: