Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Bllokimi i llogarive të NPB-së lë pa paga 350 familje, Përparim Rama apelon urgjentisht te Gjykata Supreme

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 11:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bllokimi i llogarive të NPB-së lë pa paga 350 familje, Përparim Rama apelon urgjentisht te Gjykata Supreme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar me një thirrje urgjente Gjykatës Supreme që të shqyrtojë me prioritet çështjen e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB). Ky reagim vjen pas ngrirjes së llogarive bankare të ndërmarrjes, veprim që ka lënë pa paga rreth 350 punonjës. Sipas kreut të kryeqytetit, ky bllokim është pasojë e një procesi të paligjshëm që ka nisur në periudhën kur komuna drejtohej nga Lëvizja Vetëvendosje. Rama ka bërë të ditur se për këtë çështje tashmë ekzistojnë dy vendime gjyqësore, ndërkaq ka insistuar në domosdoshmërinë e një reagimi të shpejtë nga instanca më e lartë e drejtësisë për zhbllokimin e fondeve. Duke vënë theksin te pasojat sociale, Rama u shpreh: “Po, unë këtë edhe e paraqita sot në mediat sociale, ku tash e sa vite ne jemi duke luftuar këtë dukuri, e cila ka filluar para kohës tonë. Pra, në kohën kur Vetëvendosja ka menaxhuar Prishtinën. Edhe si rezultat po thom në momentin kur ne kemi ardhur edhe e kemi pa që ka qenë një proces i jashtëligjshëm edhe kemi kërkuar me u ndalë ky proces i jashtëligjshëm për arsye që po i shohim sot. Pra kemi ardhur deri te një pikë ku kemi dy vendime të gjykatave edhe unë kërkoj që Gjykata Supreme të merret sa më shpejt me këtë çështje edhe ta ndalojë faktikisht këtë proces, i cili është i dëmshëm për kryeqytetin, për kompaninë publike, për Ndërmarrjen Publike Banesore, për 350 punëtorë. Pra janë 350 familje që varen prej këtij procesi. Ku kontot e tyre i kanë bllokuar edhe rrogat nuk mundën me u paguar për shkak të një procesi që ne e shohim si plotësisht të jashtëligjshëm. Prandaj kërkoj nga Gjykata Supreme që të merr vendim sa më të shpejtë, që t’i çlirojë këto konto edhe të vazhdojë Ndërmarrja Publike Banesore me punët e veta, të cilat duhet faktikisht janë në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar