Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Formacioni i ri i Juventusit ndaj Cagliarit: Zhegrova në fushë nga minuta e parë

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 09:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Juventusi po vijon me intensitet përgatitjet për sfidën e ardhshme në Serie A kundër Cagliarit, ndërsa stafi teknik paralajmëron disa lëvizje taktike dhe freskim të formacionit startues. Sipas gazetarit sportiv Francesco Cosatti, dhjetë nga dymbëdhjetë futbollistët e bardhezinjve që ishin të angazhuar me ekipet kombëtare janë kthyer në Torino dhe kanë kryer seanca të dedikuara stërvitore. Duke filluar nga dita e enjte, grupi pritet të plotësohet përfundimisht me të gjithë lojtarët. Ndërkohë, Nico Gonzalez dhe Lucumi pritet të vihen plotësisht në dispozicion të trajnerit duke filluar nga e premtja. Gjatë kësaj periudhe ka pasur disa paqartësi rreth gjendjes fizike të Francisco Conceicaos – i cili u vonua në kthim për shkak të problemeve me fluturimet – si dhe për Alajbegovicin. Megjithatë, situata është plotësisht nën kontroll pasi të dy lojtarët janë stërvitur rregullisht dhe nuk shfaqin shqetësime fizike. Përballja e së dielës ndaj Cagliarit pritet t'i hapë dyert e formacionit titullar yllit kosovar Edon Zhegrova, i cili nuk figurojnë në listën e bardhezinjve për kompeticionin e Ligës së Evropës. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës kaloi në një formë fantastike para se t'i bashkohej kombëtares, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë një asistim në dy paraqitjet e tij të fundit me klubin. Po ashtu, Zhegrova pati një paraqitje pozitive edhe me fanellën e "Dardanëve", ku gjatë katër ndeshjeve të fundit arriti të lërë shenjë me një gol dhe një asistim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar