Kronikë
Skema e call center-ave: GJKKO liron nga qelia Greta Gjocin dhe pezullon dënimin për një vit
Reklamë e Sponsorizuar
Greta Gjoci, e cila ishte dënuar në kuadër të hetimeve për mashtrimet përmes qendrave të thirrjeve (call center), është lënë e lirë dhe është kthyer në shtëpi pranë foshnjës së saj.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur që të mos e ekzekutojë dënimin e saj për një periudhë prej një viti.
Avokati mbrojtës i Gjocit, Jurgen Boçi, ka bërë të ditur se për shkak të këtij rasti të ndjeshëm familjar, ai ka vendosur të thyejë bojkotin e avokatëve.
Gjoci ishte dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg si pjesë e një grupi kriminal në fushën e call center-ave, ndërsa historia e saj bëri bujë të madhe në opinionin publik pasi u detyrua të vuante masën e sigurisë në qeli bashkë me fëmijën e mitur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: