Politikë
Analisti kroat: Si e dha Kosova një shembull të fuqishëm të tolerancës fetare që Serbia nuk do ta bënte kurrë
Reklamë e Sponsorizuar
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e gazetarit dhe analistit të njohur kroat, Zoran Kusaovac. Ai ka vënë në pah faktin se në një vend me shumicë dërrmuese myslimane, ky vendim u prit qetësisht dhe pa asnjë diskurs të helmuar nga teoritë e konspiracionit.
Sipas Kusaovac, opinion publik nuk ngriti dyshime për prapaskena të Vatikanit dhe as nuk akuzoi vendet perëndimore se po përpiqen të minojnë besimin e shumicës së qytetarëve, duke dëshmuar një pjekuri të lartë qytetare dhe institucionale.
Në shenjë krahasimi, gazetari kroat ka hedhur në tavolinë një pyetje provokuese për Serbinë, e cila dominohet nga popullsia ortodokse, duke aluduar nëse do të ishte e mundur që në krye të shtetit të saj të votohej ndonjë personalitet i besimit mysliman, si për shembull Shaip Kamberi apo Suljo Ugljanin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: