Botë
Kundërpërgjigjja e ashpër e Tashollit ndaj BE-së: Qëndrimin tonë do ta kuptoni më 10 tetor në Bruksel
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesi i nismës "Liria ka emër" dhe organizatori i protestave në diasporë, Ismail Tasholli, i ka dhënë një përgjigje të prerë Bashkimit Evropian, duke bërë me dije se mesazhi i qytetarëve do të jepet hapur më 10 tetor në kryeqendrën evropiane.
Sipas Tashollit, reagimi nuk do t'i mungojë as Zyrës së BE-së në Kosovë, ndërsa ka theksuar se tubimet dhe protestat e organizuara nga kjo platformë do të vijojnë pa u ndalur.
"Bashkimi Evropian do ta marrë përgjigjen e qytetarëve nga Kosova dhe të mërgatës shqiptare më 10 tetor në Bruksel. As Zyra e BE-së në Kosovë nuk do të mbetet pa përgjigje. Protestat e nismës 'Liria ka emër' nuk ndalen! #LiriaKaEmër", ka shkruar Tasholli në reagimin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: