Sport
Kthehet legjenda: David Silva rikthehet në fushën e blertë në moshën 40-vjeçare
Reklamë e Sponsorizuar
Mesfushori spanjoll David Silva ka vendosur të rikthehet në futbollin e luajtur në moshën 40-vjeçare. Pasi i dha lamtumirën fanellës së Real Sociedad në korrik të vitit 2023, ish-ylli i kombëtares do t'i rikthehet sërish aksionit, kësaj radhe për të përfaqësuar skuadrën Supreme Sha Tin në kampionatin e Hong Kongut.
"Jemi krenarë të njoftojmë zyrtarisht se mesfushori legjendar spanjoll, David Silva, i cili do të mbajë veshur fanellën me numër 21, i është bashkuar zyrtarisht klubit tonë Supreme Sha Tin!", thuhet ndër të tjera në komunikatën zyrtare të klubit.
Sipas njoftimit, lojtari pritet të zbarkojë së shpejti në Hong Kong për t'u akomoduar, për t'iu bashkuar seancave stërvitore të skuadrës dhe për të rifituar formën e tij ideale fizike para se të regjistrojë debutimin zyrtar në fushën e blertë.
Kujtojmë se David Silva i dha fund karrierës së tij profesioniste më 27 korrik të vitit 2023, pas një rrugëtimi të suksesshëm prej dy dekadash në elitën e futbollit. Ai e mbylli atë periudhë përmes një videoje prekëse ku përmblodhi momentet më të bukura të karrierës, duke e përmbyllur me fjalët "faleminderit, futboll".
Në atë kohë, ai u detyrua të pensionohej në moshën 37-vjeçare për shkak të një dëmtimi të rëndë, respektivisht këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior. Megjithatë, pas një periudhe të gjatë mungese, ai është gati për një sfidë të re.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: