Sport
Ndryshimet në Ligjin e Speciales, Gruda: Kushtetuta dhe detyrimet ndërkombëtare mbeten të paprekura
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka dalë në një konferencë për media për të sqaruar qëndrimin rreth miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Gjatë fjalës së tij, Gruda u shpreh se ky hap legjislativ është plotësisht në përputhje me angazhimet dhe përgjegjësitë ndërkombëtare të vendit, duke garantuar se akti më i lartë juridik i shtetit nuk ka pësuar asnjë ndërhyrje.
"Jemi të bindur që ky ligj nuk e shkel asnjë detyrim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë dhe jemi ballëhapur para bashkësisë ndërkombëtare për të thënë se Kosova i rri besnike veprimeve për të hetuar pretendimet për trafik të organeve", u deklarua ai para gazetarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: