Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kryemyftiu Tërnava uron Presidenten Justina Shiroka-Pula: Udhëheqje me mençuri dhe përkushtim për vendin

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryemyftiu Tërnava uron Presidenten Justina Shiroka-Pula: Udhëheqje me mençuri dhe përkushtim për vendin
Institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës i ka dërguar një mesazh urimi akamdemikes Justina Shiroka-Pula, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të shtetit si Presidente e Republikës së Kosovës. Në mesazhin e tij urues, kryemyftiu Naim Tërnava ka shprehur besimin e plotë se përmvoja e gjatë dhe angazhimi i saj do të jenë kyçe për drejtimin e kësaj detyre të lartë me integritet. Ai ka vlerësuar se Shiroka-Pula do të japë një kontribut të çmuar në nxitjen e unitetit, bashkëpunimit mes institucioneve dhe forcimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar. Po ashtu, kreu i Bashkësisë Islame ka përshëndetur faktin që forcat politike arritën një dakordësi për këtë proces, duke i siguruar vendit stabilitet të nevojshëm institucional. Ai ka përmendur edhe miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, duke shprehur pritshmërinë që ky proces të rezultojë me vendosjen e drejtësisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar