Sport
Nga fushat e blerta te auditorët universitarë: Kush është djali ish-futbollist i presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula?
Reklamë e Sponsorizuar
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur akademiken Justina Shiroka-Pula në krye të shtetit, duke e katapultuar atë në pozitën e presidentes së shtatë të vendit, pas një procesi votimi ku ajo siguroi 81 vota pro qysh në raundin e parë nga deputetët e pranishëm.
Përtej karrierës së saj të bujshme akademike dhe politike, një detaj interesant nga jeta e saj familjare ka të bëjë me të kaluarën e djalit të saj të madh, Lekë Pula, i cili dikur ka qenë një emër i njohur dhe i respektuar në arenën e futbollit kosovar. Kjo lidhje me sportin ka bërë që në të kaluarën, vetë presidentja e re të shihet shpesh në tribunat e stadiumeve duke përcjellë ndeshjet nga afër.
Fatet e Lekës me futbollin nisën qysh në periudhën para luftës, kur ai hyri në shkollën e njohur të futbollit "2 Korriku". Aty ai hodhi hapat e parë të formimit sportiv, duke kaluar me sukses të gjitha grupmoshat derisa arriti të prekte edhe fanellën e ekipit të parë.
Falë paraqitjeve të qëndrueshme dhe cilësive të spikatura si qendërmbrojtës, talenti i tij nuk mbeti pa u vënë re. Ai u transferua te klubi më i madh në vend, FC Prishtina, ku pati një periudhë mjaft të suksesshme, duke u stolisur edhe me titullin e kampionit.
Pas periudhës te bardhekaltërit, karriera e tij futbollistike vazhdoi për disa sezone radhazi edhe në një tjetër skuadër të kryeqytetit, te Flamurtari, ku gjith la gjurmë me angazhimin e tij në fushë.
Pavarësisht se gëzonte një karrierë të suksesshme dhe premtonte ende në fushën e blertë, Lekë Pula mori vendimin që rreth moshës 30-vjeçare t'i jepte fund rrugëtimit si futbollist aktiv, për t'iu përkushtuar të territ të dijes dhe shkencës.
Sot, ai ka lënë pas sportin për t'iu përkushtuar akademisë, duke mbajtur titullin Doktor i Shkencave Ekonomike. Prej vitesh, djali i presidentes kontribuon si profesor i asociuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: